fbpx
  • +30 2310566767
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Politika e Cilësisë

Pas një progresi të suksesshëm dhe ecurie positive të kompanisë në ofrimin e shërbimeve të konsulencës, Administrata e Alpha Plan Consultants vendos një Sistem Menaxherial të Cilësisë, në përputhje me Standartin Ndërkombëtar ΕΝ ISO 9001:2008. Sistemi Menaxherial i Cilësisë nga Alpha Plan Consultants, përmes:

  • Të ristrukturimit të strukturës organizative
  • Të zgjerimit të fushave mbi njohuritë e konsulencës
  • Të përmirësimit mbi komunikimin e brendshmë të bizbesit

synon të kontribuojë në përmbushjen e qëllimeve të mëposhtme të biznesit:

  • ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe të personalizuara të konsulencës, të krijuara çdo herë sipas nevojave specifike dhe veçorive të çdo klienti,
  • maksimizimin e kënaqësisë së klientit, si rezultat i zgjidhjes së problemeve organizative dhe përmirësimin e rezultateve financiare,
  • krijimin e veprimtarive të reja të biznesit dhe të vendëve të punës, te cila do të mbulohen nga drejtues me njohuri të specializuar,
  • zhvillimin e burimeve njerëzore të ndërmarrjes përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe dhënien e kompetencave të rëndësishme, të cilat kërkojnë nivel të larte njohurish
  • vazhdimësinë e përdorimin e gjërë të teknologjive të avancuara moderne dhe mjeteve të komunikimit, për ofrimin sa më efikas dhe cilësor të shërbimeve konsulente.

Për realizimin e synimeve të mësipërme në mënyrën me të shpejtë dhe efektive, Administrata e Alpha Plan Consultants

  • Zotohet dhe zbaton parimet e Politikës së Cilësisë dhe Sistemit Menaxherial të Cilësisë që ajo vetë përcakton
  • Informon fuqinë e saj punëtore dhe i inkurajon ata që të angazhohen për të njëjtat parime
  • Perkujdeset për përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit Menaxherial të Cilësisë, duke bërë veprimet e duhura korrigjuese dhe parandaluese që rezultojne nga kryerja e Auditeve të Brendshme dhe Inspektimi i Administrates.

Please publish modules in offcanvas position.